Report TV - 'Festë në kala, ashtu siç vetëm Kanina di...'
  • 5 years ago
Kalaja e Kaninës, një nga atraksionet kulturore dhe historike më të rëndësishme të

Vlorës, është kthyer në epiqendrën e festimeve.

Banorë të zonës, qytetarë të Vlorës, por edhe pushues të shumtë kremtuan dhe festuan së bashku atë që quhet ?Festa e Kaninës?, e kthyer tashmë në një traditë të përvitshme për Vlorën, gjatë sezonit turistik.

Ritmet e muzikës popullore vlonjate, këngët polifonike e vallet ishin vetëm disa nga aktivitetet e servirura për të pranishmit.

Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

"Djemtë dhe vajzat e Kaninës, të rinjtë dhe të vjetër, në moshë pensioni apo pune janë duke kontribuar për të festuar ashtu siç Kanina di. Pa punën e djemve dhe vajzave Kanina nuk do të ishte kështu siç ka qenë këto katër vitet e fundit", tha Leli.

Kalaja e Kaninës është ndërtuar ne shekullin e 3-të p.e.s. Ajo është një nga zonat historike dhe kulturore më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj, ndërsa ndodhet vetëm 5 km larg qytetit bregdetar.
Recommended