Report TV -'Dorëzuan' Kukësit, PD: Vendim i yni për të shmangur përgjakjen

  • 5 years ago
Pas kreu i ri i Bashkisë së Kukësit, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Safet Gjiçi hyri qetësisht në zyrë ka ardhur reagimi PD-së. Në një dalje për mediat, koordinatori i PD për qarkun e Kukësit Kreshnik Collaku tha se ky ishte një vendim nga strukturat për të shmangur një përplasje të përgjakshme.

"Një kukëll e Edi Ramës, me presion të qytetarëve po përpiqet që të instalohen në zyra. Falenderoj drejtuesit e PD dhe qyetetarët që shmangën një skenar të dhunshëm. Këto forca policie kanë pasur një qëllim që si dhuratë të shkaktonin konflikt civil dhe viktima. PD e shohin pushtetin jo si një qëllim, por si një mision për t'u shërbyer qytetarëve. Gjici mandat jo legjitim, antikushtetues. Asgjë e vjedhur nuk do ta gëzoni. Këtë do i them Ramës dhe Safet Gjicit", tha Çollaku

Recommended