Gjykata rrëzon Mziun dhe legjitimon mandatin e Rakip Sulit, konfirmohet edhe mandati i Pjerin Ndreut
  • 5 years ago
Gjykata e Tiranës i ka dhënë ditën e sotme mandatin kreu të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Edhe pse sot ishte kreu në ikje i kësaj bashkie, Xhelal Mziu i cili bëri një kërkesë në Gjykatë për të mos i dhënë mandatin Rakip Sulit, ajo nuk u pranua. Kështu Sulit i është hapur rruga për të bërë më pas betimin pas legjitimimit të mandatit nga Gjykata e Tiranës.

Nga ana tjetër avokati i Mziut për padinë kundër mandatit të Sulit, Ivi Kaso ka thënë se gjykata është bërë palë me krimin. Sipas tij gjykata mbylli sytë për bashkinë e Kamzës pasi në të janë bërë shumë shkelje gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Mziu deri më sot mban detyrën si i zgjedhur në mënyrë të ligjshme. I kemi kërkuar gjykatës që të ndërhymë në procesin për ti paraqitur gjykatës faktet me shkeljet e bëra në zgjedhjet e Kamzës. Vendimi i Gjykatës nuk na pranoi dhe tha se ky lloj gjykimi behet jo me kërkesë padi vetëm kur ka më shumë se një palë. Gjykata zgjodhi të mbyllte sytë. Gjykata bëri vetëm noterin e KQZ. Nuk ushtroj atributin që i jep ligji. Gjykata po legjitimon mandat të paligjshëm. Ne kemi uzurpim zyrash. të njëjtin reagim popullor edhe në Kamëz do ta shohim. edhe banorët e Kamzës nuk do pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 % nga më shumë se 100 zgjedhësve në Kamëz." ka deklaruar Kaso.

Ndërkohë edhe Gjykata e Lezhës ditën e sotme i ka dhënë mandatin kryetarit të ri të këtij qyteti, Pjerin Ndreut, të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kështu Ndreut i hapet rruga për të bërë betimin e tij më datë 14 gusht. Lajmi për marrjen e mandatit nga ana e Gjykatës, e ka publikuar edhe vetë Ndreu në rrjetet sociale.

Lajmi është dhënë nga vetë Ndreu në rrjetet sociale, i cili shprehet i lumtur me këtë vendim.

Kujtojmë se Bashkia e Lezhës në katër vitet e fundit është drejtuar nga ana e demokratit Fran Frrokaj, ndërsa procesi zgjedhor u konstatua disa herë ku me ankesat e kandidatit Eduart Ndocaj u hapën dhe disa kuti votimi. Por megjithatë asgjë nuk doli e parregullt.
Recommended