Arrestohen 2 vellezerit e akuzuar per plagosje

  • 5 years ago
Dy vëllezër, të akuzuar për ?vrasje me paramendim mbetur në tentative? dhe armëmbajtje pa leje, janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Dibër, teksa po festonin daljen e një shoku nga burgu.
Policia tha se 36-vjeçari K. K. dhe 28-vjeçari A. K. banues në fshatin Tartaj të Dibrës, u arrestuan pasi më 6 Prill të këtij viti, kanë plagosur me armë zjarri për motive hakmarrjeje 24-veçarin E. Ç, në oborrin e banesës së tij.
Plagosja me armë zjarri dyshohet se është kryer në bashkëpunim dhe me vëllain tjetër, Rr. K, i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia.
Policia tha se dy vëllezërit u arrestuan orët e para të mëngjesit të së martës ?në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.? /tvklan.al

Recommended