Report TV - Rrëfimi Ani Kokobobos për përkthimin e veprave të Kadaresë

  • 5 years ago
Studiuesja edhe përkthyesja Ani Kokobobo e rikthehet në Shqipëri pas një dekade. Kësaj here, e ftuar nga Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe ?Kadare? dhe Instituti ?Pashko? Ani Kokobobo rrëfen për studiuesit, shkrimtarët edhe përkthyesit shqiptarë kontaktin e saj të parë me letërsinë ruse, por edhe punën që ka bërë, si përkthyese e esseve të Ismail Kadaresë.

?I kam lexuar veprat e Kadaresë në Amerikë, në gjuhën shqipe, sepse kanë qenë pjesë e studimeve të mia në universitet. Përkthimi i parë që kam bërë ka qenë ?ikja e Shtërgut? për Lasgush Poradecin edhe për fundin e tij, për këtë kam komunikuar me agjentët e Kadaresë?, tregon Ani Kokobobo.

Ajo ndalet edhe tek studimi i saj mbi veprat e Ismail Kadaresë, duke e parë se cilat janë dimensionet e figurave botërore, që shkrimtari shqiptar ka përdorur në veprat e tij. Sipas saj, ?Dantja i pashmangshëm? ?Eskili, ky humbës i madh? dhe ?Hamleti, princ i vështirë? kanë bërë, që letërsia e tij të tejkalojë kufijtë.

?Unë jam larguar në moshën 14-vjeçare nga Shqipëria, por gjuha e tij është shumë e pasur?, tregon ndër të tjera studiuesja.

Teksa e vlerëson penën e Kadaresë për gjuhën e pasur, ajo e thekson se është krenari, që ?Pallati i ëndrrave? është shkruar nga një shkrimtar shqiptar.

?Për mua libri i preferuar është ?Pallati i ëndrrave?. Ai libër ka vlerë për të gjithë botën, për të gjitha fenomenet botërore, por shihja se si vendimet për zhdukjen e një njeriu mund të merreshin, si në një ëndërr, kjo më kthehet mua tek Shqipëria komuniste?, thotë përkthyesja kokobobo.

Ndonëse, vepra e Kadaresë për të është shumë e ndërlikuar, por është një vepër arti e vërtetë. Prandaj takimi i studiueses me origjinë shqiptare me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë ku diskutoi për literaturën botërore edhe veprat e tij, ishte një emocion i madh

?Ishte shumë interesante që të diskutoja me të për literaturën edhe nga kjo pikëpamje ishte nder shumë i veçantë, që unë të ulesha edhe të diskutoja me një nga autorët më të mëdhenj të literaturës botërore?, shprehet ajo.

Recommended