Rama mbledh koordinatoret e Veriut

  • 5 years ago
Kritika për drejtorët e administratës

Përpara nisjes së pushimeve kryeministri i cili është vendosur në krye të drejtimit të rajonit të veriut të vendit ka mbledhur herët në selinë rozë të gjithë deputetët, kryebashkiakët dhe koordinatorët e 4 qarqeve të Shkodrës, Dibrës, Lezhës e Kukësit.

Porositë mësohet se ishin të ndara në 3 çështje. Konsituimi brenda 16 Gushtit i këshillave bashkiak dhe marrja e detyrës nga kryebashkiakët socialistë. Deri në fund të muajit Gusht ata duhet të kenë gati dhe të dorëzojnë në mbledhjen e radhës planin e investimit dhe buxhetimit për bashkitë që do të drejtojnë. Ndërsa sa i takon administratës publike Rama ka pranuar se ka jo pak drejtore që nuk janë në nivelet që kërkohen ndaj i ka lënë afat deri në Shtator që të bëhet vlerësimi i çdo njërit prej tyre dhe kush nuk kap ritmin tonë mësohet të ketë thënë kryeministri në këtë mbledhje do të duhet të hap rrugën për më të aftët.

Kjo ishte mbledhja e parë pas asamblesë kombëtare të ditës së marte ku Rama vendosi të ndryshojë 2 drejtuesit politik të 2 qarqeve të rajonit të veriut. Ditmir Bushatin në Shkodër që i la vendin kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetrit dhe Lindita Nikollës që mori postin e sekretares së burimeve njerëzore duke ja lënë drejtimin e qarkut të Lezhës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në mbledhjen e kësaj të premte u vu re mungesa e Ditmir Bushatit dhe ai vetë i kontaktuar nga Klan ka refuzuar të jap një arsye për mospjesëmarrjen e tij.

Tv Klan

Recommended