Karaburun-Sazan, vendosen 5 bova - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Industria e detit është strategjia e re e Ministrisë së Turizmit për të rritur numrin e vizitorëve. Sipas ministrit Blendi Klosi, shfrytëzimi i detit do të shërbejë për të prodhuar ekonomi dhe për të garantuar një sezon turistik jo vetëm gjatë verës. Hapi i parë është ai i instalimit të bovave për ankorimin e jahteve në parkun detar Karaburun-Sazan.?Po vendosen 5 bova për këtë sezon turistik veror, pika ku mund të ankorohen mjetet që vijnë për të vizituar parkun kombëtar të Karaburunit, por që do të jetë edhe një shembull i parë sesi mund të krijohen lehtësira të tilla gjatë gjithë zonës bregdetare, pasi e kemi shumë të nevojshme që në strategjinë tonë për të zhvilluar industrinë e detit, të krijohet edhe infrastruktura e nevojshme për sistemimin dhe rehabilitimin e pikave, ku mund të parkohen mjetet lundruese dhe të shfrytëzohet deti?Për ministrin Klosi iniciativat për një zhvillim turistik të qëndrueshëm duhen bërë me impakt 0 në mjedis.?Së bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura, sot do të vizitojmë bashkë me të rinjtë e projektit smile Albania të gjithë gadishullin e Karaburunit, i shndërruar në një destinacion të frekuentuar turistik jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për të huajt. Por, që numri i tyre të rritet, duhet krijuar infrastruktura e nevojshme, duhen vendosur më shumë bova, për ti hapur rrugë zhvillimit të një industrie të re në turizëm, që është industria e detit, për të pritur jahte dhe marina edhe në Shqipëri?Për këtë sezon veror, industria e detit është në një fazë të parë, eksperimentale, ndërsa vitin e ardhshëm Klosi premtoi vendosje të bovave për anijet në të gjithë vijën bregdetare.

Recommended