Report TV -Dorëheqja e Haradinajt/ Kurti: Presidenti të mos zvarrisë datën e zgjedhjeve

  • 5 years ago
KOSOVË- Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar sërish pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Ashtu siç deklaroi ditën e djeshme duke thënë se dorëheqja e Haradinajt ishte e vonuar edhe sot Kurti ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Haradinaj.

Sipas tij Gjykata Speciale është votuar nga vetë parlamenti i Kosovës dhe para saj nuk ka dallime nëse je apo jo kryeministër. Ndërkohë që i kërkon presidentit Thaçi që të mos zvarrisë procesin e datës së re të zgjedhjeve. Nga ana tjetër zv/kryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi ka shpërthyer në akuza ndaj Haradinaj duke thënë se qeveria e tij ishte më e madhja dhe më e korruptuara që ka patur Kosova pas lufte.

Recommended