Report TV -Sistemi parauniversitar, gjuhëtarët: Shteti e ka braktisur gjuhën shqipe

  • 5 years ago
Specialistë të gjuhës dhe letërsisë shqipe janë bërë bashkë në një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave. Aktiviteti i organizuar nga Instituti i Gjuhësisë edhe Letërsisë Shqipe kishte në qendër problematikat kryesore në gjuhën edhe letërsinë shqipe në sistemin parauniversitar. Gjuhëtari Rami Memushaj, teksa shprehet se çdo nxënës duhet të ketë një fjalorë që të gjuhës shqipe, shton edhe se vëmendja e shtetit ndaj gjuhës shqipe, nuk është në nivelin e duhur.

?Shteti e ka braktis gjuhën shqipe. Kemi vetëm disa përpjekje apo deklarime voluntariste, si për shembull ajo që kryeministri ka thënë, që të bëhet gjuha shqipe në universitet apo do të vëmë redaktor në institucione. Por ne nuk kemi një ligj, siç e ka Maqedonia e Veriut, që parashikon saksione të ashpra për shkelësit e normës dhe në krahasim me periudhën para viteve ?90, cilësia ka rënë shumë. Në dhjetë studentë atëherë një të paktën do të merrte notën dhjetë, ndërsa me futjen e maturës shtetërore një në 100 merr dhjetë?, shpjegon profesor Rami Memushaj.

Ndërsa, drejtuesi i Institutit të Gjuhësisë edhe Letërsisë, Valter Memisha, rendit faktorët kryesorë, se përse prestigji i gjuhës edhe letërsisë shqipe kanë rënë.

Recommended