Ambasadori austriak refuzon Ademin

  • 5 years ago
Pa kaluar 24 orë nga propozimi që kryebashkiakja e Shkodrës u bëri selive diplomatike në Tiranë, ku kërkoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar si në vitin 1913 për të administruar qytetin, ka ardhur edhe përgjigjia e parë refuzuese. Ka qenë ambasadori austriak, Johann Sattler, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale nuk e sheh aspak normal propozimin e bërë nga Ademi.

?Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra; sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë?.

Një ditë më parë, përmes një letre drejtuar ambasadave kryebashkiakja e Shkodrës u shpreh se ajo dhe bashkitë e djathta nuk e njohin 30 Qershorin duke e cilësuar të paligjshëm e në kundërshti me dekretin e Presidentit. Krerët e opozitës në pushtetin lokal janë shprehur se nuk do të dalin nga zyrat e tyre pasi në fuqi, sipas tyre, qëndron dekreti i ri i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 13 Tetor.

Tv Klan

Recommended