SPAK drejt ngritjes, Ibrahimi Videot e intervistave me kandidatët nuk do të publikohen

  • 5 years ago
TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot katër intervistat e para me kandidatët për SPAK-un. Në pyetje u morën Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda,  Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Ndërkohë që nesër në datë 9, në 10, 11 dhe 12 korrik do të dalin para KLP-së prokurorët e tjerë që kandidojë për të qenë pjesë e SPAK-ut, raporton gazetari Arsen Rusta.

Si shkalla e fundit e një procesi, intervistimi i prokurorëve zhvillohet në diskrecion të plotë. Intervistat me 22 kandidatët për SPAK-un nuk do të bëhen të njohura për publikun për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish, apo ato që lidhen me persona të caktuar dhe numra dosjesh me objekt sekret hetimi.

"Çështjet konkrete. Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike" ka thënë ndër të tjera kreu i KLP.

Intervistat regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t?i vihet në dispozicion të interesuarve. Procesi i fundit që do të mbyll dhe ngritjen e SPAK nisi sot dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.

Pikërisht këtë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i KLP Gent Ibrahimi ku ka thënë: "Ka patur një keqkuptim, seanca do të regjistrohet audio dhe video por kjo procedurë është për ne, për arsye të ankimimeve dhe kjo arsyeja pse janë regjistruar por jo që të bëhen publike. KLP e ka treguar se jemi të hapur. Ajo që ndodhi sot ishte me tre etapa, punë më komision të posaçëm me 5 anëtar. Sot patëm rasti për gjetjet paraprake. Pra është pjesë e procesi administrativ dhe jo mbledhje formale. Kur të kemi gati projekt aktet do të kemi mbledhje publike."

Më pas Ibrahimi ka shpjeguar se edhe nëse kandidatët e SPAK që dalin me rezultate të larta në këtë proces nuk do të thotë se 'shpëtojnë' nga Vettingu. Ndërsa ka thënë se procesi është vëzhguar edhe nga ndërkombëtarët.

Recommended