Report TV - Zëri i refugjatëve të Kosovës dhe kromi i nëntokës së Bulqizës në Bienalen e Venecias
  • 5 years ago
Edicioni i 58-të i Bienales së Venecias që do të qëndrojë hapur deri më 24 nëntor shfaq 90 pavijone, ndërsa pjesë janë edhe Shqipëria me Kosovën. Shqipëria përfaqësohet me artistin Driant Zeneli me video-instalacionin ?Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary?, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin.

Vepra e tij flet për një realitet specifik të Shqipërisë të Bulqizës, kromin. Mediet italiane mes vendeve të tjera të Ballkanit që po marrin pjesën në Bienale, i kanë kushtuar rëndësi edhe Driant Zenelit. "Ai sjell historinë e nxjerrjes së kromit në minierat e Bulqizës përmes pikëpamjes së një grupi fëmijësh. Zeneli reflekton në realitetet shtypëse, por të fshehura, dhe kufijtë e ngushtë të lënë individit nga aftësia për të imagjinuar, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të lirë' shkruhet ndër të tjera për veprën e artistit shqiptar.Gjithashtu vëmendje ka tërhequr edhe pavijoni i Republikës së Kosovës me ekspozitën e Alban Mujës, që ka në qendër të veprës vendin e tij gjatë luftës duke sjellë zërin e refugjatëve dhe rrugëtimin e vështirë mw pas. "Fokusi i pavijonit është dhënë nga mbivendosja e fotografive me intervistat e shkurtra. Kujtesa e fiksuar në imazhet e shpërndara nga shtypi në të gjithë botën, shkojnë së bashku me atë të kujtimeve personale, të cilat dalin përsëri si plagë"shkruajnë mediet përtej Adriatiku për shqiptarin nga Kosova.
Recommended