4 years ago

Hapen dyqanet ne veri te Kosoves

RTV KLAN
RTV KLAN
Me vendim të shoqatës së afaristëve serb, pas dy ditësh proteste në katër komunat veriore të Kosovës, janë hapur të gjitha dyqanet ushqimore, furrat e barnatoret. Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha se në veri të vendit po kthehet normaliteti pas inskenimit të krizës humanitare atje.

?Sa i përket veriut nuk ka fituar askush, është me rëndësi që atje po kthehet normaliteti, në kohën kur atje është gjendja siç është ne po i dëgjojmë edhe do debate të vogla të partive opozitare?, u shpreh Kryeministri Haradinaj.

Pas takimit me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haradinaj ka komentuar edhe zgjedhjen e institucioneve të Bashkimit Europian, me të cilët shpreson të ketë bashkëpunim.

?Është inkurajues që kryetarja e qeverisë e BE-së do jetë një bashkëpunëtore e afërt e Merkelit dhe mendoj që është një inkurajim i madh për Kosovën?, tha Haradinaj.

Por kryeministri nuk ka dashur të flasë lidhur me atë se a do të kthehet dialogu aty ku ka qenë, pra në institucionet e BE-së, duke thënë se është herët të flitet për këtë çështje dhe nuk ka nevojë për panik nga askush.

Tv Klan

Browse more videos

Browse more videos