Mediu per protestat: Ende nuk kane marre firmen finale

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur pasdite në zyrë aleatët e tij të qendrës së djathtë. Në takimin është folur për aksionin e radhës së opozitës së bashkuar.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli edhe për përplasjen mes KQZ e PD-së për shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje. I pyetur nëse do kërkohet transparencë nëpërmjet hapjes së kutive, Mediu dha këtë përgjigje:

?Nuk më ka shkuar mendja tek hapja e kutive. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mendoj se kjo është detyra e opozitës dhe forcave të opozitës për të parë realisht se çfarë ka ndodhur në mënyrë që ne të garantojmë elementë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.?

Mediu u pyet dhe për vazhdimin e protestave.

?Protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë ?firmën finale?.?

Tv Klan

Recommended