Glover: Pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje! Politika të punojë në emër të të gjithëve
  • 5 years ago
"Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar politik.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i kërkuar të lironin ambientet e bashkisë.

KQZ-së ju desh të ndryshonte më shumë se 200 qendrave votimi, disa qendra numërimi dhe KZAZ-ve. Ka një numër të madh organesh mediatike që janë të pozicionuara me interesa të caktuara politike. Kjo shkakton ndërhyrje në autonominë e redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve.

Cdo të thotë kjo për votuesin?

Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin. Administrata lokale në disa pjesë nuk bëri pjesë punën e vet për të siguruar të drejtën për të votuar. Përveç kësaj media nuk pati pavarësi dhe në vend të ofronte informacione për kandidatët u fokusua tek kriza politike. Kuadri ligjor për zgjedhjet mund të ofronte bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet sic duhet kërkon vullnetin politik të aktorëve zgjedhorë.

Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike. Kjo nuk e ka lejuar votuesin të votojë i lirë dhe i mirë informuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë atë të gjithë duhej të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politikë duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesim.

Ne do të raportojmë raportin tonë për dy muaj. Ky raport do të përmbajë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste. Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politikë dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi", tha Glover
Recommended