Veliaj-Bashës: Shite detin, vrave e vodhe dhe u fshehe duke thënë më shpëtoi çiçi

  • 5 years ago
Kryebashkiaku socialist akuzoi liderin demokrat Lulzim Basha se kërkon pushtet në tavolinë, pasi në kohën kur ishte në qeverisje vrau, vodhi, shiti detin dhe fjeti gjumë. "Tiranën e majta dhe e djathta e kanë ndarë nga 14 vite në 28 vite. Por ata janë nën 15%. Basha kur ishte ministër i Jashtëm fali detin, kur ishte i ministër Brendshëm vrau njerëz, kur ishte i Transporteve la rrugën rrugëve, plus të gjitha vjedhjet, që iu shmang prokurorisë me dhimbje barku dhe 'më shpëtoi çiçi', që nuk e bën një burrë i rritur, të shmanget nga prokuroria, si kryetar bashkie fjeti gjumë, i dha leje vetes dhe bëri shtesa pa leje.

Basha në cdo punë e ka menderosur. Në 2017 Rama bëri gabim me marrëveshjen se që u dha mundësinë se i dha të kuptojë një fëmije, se e po grindje ti merr gjysmën e qeverisë, pa le po bërë ndonjë sherr të madh ta japim komplet qeverinë. Edi ka të drejtë për të shpëtuar vendin...dhe strategjia i funksionoi, e gënjeu me një lodër një fëmijë dhe pastaj e rrahu e bëri copë. U rrahën katër herë në zgjedhje, me u rrah si gamori në duhan si thonë tiransit dhe Luli tha më mirë marr mungesë se të marr katër" tha ai.

Recommended