Arti i Kole Idromenos ne GKA

  • 5 years ago
Katër veta për të rrëfyer krijimtarinë e Kolë Idromenos në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Erzen Shkololli foli si drejtor dhe si kurator i ekspozitës retrospektivë që në krahasim me të kaluarat vjen më e plotë, pasi në të është Kolë Idromeno, piktor dhe fotograf, me vepra në pronësi të institucioneve shtetërore dhe private.

Eleni Laperi, si këshilltare e ekspozitës, shpjegoi pikturën. Fotografinë, Zef Paci, edhe ai në pozicionin e këshilluesit të kuratorit.

Mes pikturave dhe fotografive më identifikuese të një personaliteti shumëdimensional, është vendosur një tjetër ekspozitë, jo me krijime të Kolë Idromenos, por me elementë etnografik të pasqyruara në veprën e tij. Për të flet këshilltarja e tretë e ekspozitës, Afërdita Onuzi.

Arti i lartë i Kolë Idromenos është i vizitueshëm deri në Shtator.

Tv Klan

Recommended