Report TV -Klosi: Jetët e humbura në plazh përgjegjësi e funksionarëve publikë
  • 5 years ago
Jetë të humbura në plazh të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur edhe në javën e kaluar janë akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ne që kryejmë funksione shtetërore.?:

Kështu ka deklaruar ditën e sotme ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ndër të tjera ai ka thënë, se task forca e drejtuar nga agjencia kombëtare e bregdetit së bashku me institutin e higjenës, agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektorati i Turizmit do të kontrollojnë çdo pëllëmbë të plazhit.

?Task forca e drejtuar nga agjencia kombëtare e bregdetit së bashku me institutin e higjenës, agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektorati i Turizmit do të kontrollojnë çdo pëllëmbë të plazhit, duke vendosur gjoba, duke kërkuar zbatimin e këtyre kontratave të cilat nuk zbatojnë vendimin e këshillit të ministrave dhe duke kërkuar qartazi jo vetëm operatorëve që kanë marrë për të kryer një biznes të caktuar por duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti edhe kryetarëve të bashkive.

Është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë por që drejtpërsëdrejtë penalizon të gjithë ata funksionarë lokalë apo qendrorë të cilët nuk zbatojnë VKM-në. Jetë të humbura në plazh të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur edhe në javën e kaluar janë akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ne që kryejmë funksione shtetërore?, tha ministri Klosi.
Recommended