Basha ne prokurori per lobimet ne SHBA

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas paraqitjes në Prokurori këtë të mërkurë, ku thotë se u njoh me ?akuzën që nuk është akuzë?.

?U njoha me akuzën që nuk është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument të falsifikuar në dosje, nuk ka asnjë rus të vetëm, por është një akuzë e formuluar për të shpërqendruar ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur dhe do të plasin nesër nga BILD.?

Basha tha se ende nuk i kishin vënë në dispozicion asnjë dosje.

?Dosjen ma venë në dispozicion sot, sepse nuk e kishin gati sepse nuk kanë dosje. Është një çështje e montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Nuk ka asgjë ndryshe nga 25 Marsi kur kam qenë herën e fundit këtu.?

Kreu i demokratëve akuzoi Prokurorinë se po riaktivizon një dosje që nuk ekziston sa herë që plas një skandal i qeverisë.

?Kam qenë 5 herë këtu, herën e parë më thirrën sa plasi skandali i Tahirit, pastaj kur plasi skandali i Geron Xhafës, pastaj i Rrahman Rrajës dhe Taulant Ballës, herën e katërt kur plasi skandali i Dakos dhe kjo është hera e pestë. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin, këta riaktivizojnë dosjen që nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë.?

Basha tha se kishte vendosur të paraqitej sot në prokurori, pavarësisht refuzimit fillestar, ?sepse kishin një plan që unë të shërbeja si shpërqendrim për skandalet e publikuara dhe ato që priten të publikohen nga BILD.?

?Jam këtu pra për t'ju shpërqendruar ju dhe qytetarët nga skandalet e BILD-it, por jam i bindur që ky mision do të dështojë me sukses të plotë, për këtë pritet të shohim 24 orët e ardhshme.? /tvklan.al

Recommended