Himara mbushet me turiste te huaj
- 5 years ago
Qyteti bregdetar i Himarës, i cilësuar si një nga perlat e turizmit shqiptar, po frekuentohet nga turistët e huaj. Ata thonë se do kthehen sërish këtu, pasi në bregdetin jonian gjejnë edhe malin dhe detin.
Himara ka shumë për të ofruar. Detin, malin, kulturën dhe kulinarinë. Besnikët e përhershëm ja njohin vlerat.
Ndërsa turistët e huaj janë të mrekulluar nga bregdeti jonian. Këtu po pushojnë italianë, amerikanë, japonezë, por mund të takosh edhe nga Argjentina.
Kryebashkiaku Jorgo Goro thotë se shërbimi i Hotelerisë ka investuar për akomodimin e vizitorëve që rriten nga viti në vit.
Jorgo Goro: Në Himarë shërbimi i Hotelerisë është i gatshëm hotelet janë hapur kemi parashikuar të rriten shtretërit dhe hoteleria. Kemi 500 dhoma të niveleve të ndryshme po e veçanta është bujtina në fshatra për të zgjeruar hapësirën turistike.
Himara renditet në destinacionet më të pëlqyera nga pushuesit.