Protesta e opozites, policia kalon ne gatishmeri

  • 5 years ago
Protesta e 8 kombëtare e opozitës, thirrur këtë të shtunë në Tiranë, ka bërë që policia të kalojë në gatishmëri. Mësohet se për mbarëvajtjen e saj do të angazhohen 1700 forca.

Prej orës 19:00 deri në përfundimin e protestës, Kryeministria, Parlamenti dhe Ministria e Brendshme do të jenë të rrethuara me kordon policie.

Brenda këtyre selive do të jenë forcat speciale dhe punonjës të Gardës. Siç shihet dhe në këto foto, para parlamentit u vendosën gjatë mbrëmjes prozhektorë të mëdhenj.

Nëpër shtylla pranë institucioneve janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, për identifikimin e personave që mund të ushtrojnë dhunë. Ndërsa oficerë të tjerë do të jenë të angazhuar për të identifikuar persona të cilët mund të mbajnë maska, apo hedhin mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Tv Klan

Recommended