Shkon ne gjykate dosja e trafikanteve
  • 5 years ago
51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për operacionin One If By Land. Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë, ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin shtetas shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Anglisë, kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada, deri në 10 mijë paund në Angli.

Mbi të gjithë të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale, që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin edhe autoritetet amerikane dhe kanadeze.
Recommended