Pa Gjurme- Babai e dëbon/ Nëna në Itali, i biri humb në Tiranë pas tërheqjes së parave
  • 5 years ago
Pjesa e dyte e Pa Gjurme dt 3 qershor Iliri djali i vetëm i saj jetonte ne Itali me nënën. Elida shkëputi marrëdhëniet me të birin, kur në vitin 2017 ky i fundit u kthye nga autoritetet italiane në Shqipëri. Pas kontakteve rregullisht me të birin, për afro disa muaj me radhë Elida nëna nuk ka mundur dot të kontaktojë me Ilirin që prej 24 tetorit të vitit 2017.
Ai është djali i vetëm i saj. Fryt i një dashurie mes një vajze jetime dhe një djali me ngjyrë. Kjo është historia e dashurisë së Elidës dhe Aleksandrit, familja e këtij të fundit doli kundër. Por pavarësisht kësaj, ata u martuan në vitin 1987.
Djali erdhi në jetë një vit më pas, më 1988, por martesa e tyre nuk funksionoi. Ata u ndanë ndërsa Elida vendos të largohet drejt Italisë, atje ku ndodhej dhe vëllai i saj. Ishte viti 1995, kur djalin asokohe 5 vjec, Ilirin ia beson prindërve dhe vetë largohet drejt shtetit fqinj.
Me të bërë dokumentat dhe me të marrë prokurën nga babai i djalit Aleksandri, Elida kthehet dhe merr djalin e tyre Ilirin, atje ku ai nis te shkollohet dhe të rritet nën përkujdesjen e nënës së tij.
Pa mbushur 18-vjec Iliri fillon punë në pasticeri, vend në të cilin punonte dhe nëna e tij. Punoi aty për afro 4-vite dhe me pas u njoh me një vajzë italiane me të cilën bashkëjetoi 9 vite. Iliri kërkonte të rrinte tek i ati në Elbasan, në shtëpinë e gjyshes por kur mësoi se babai ishte tashmë një i alkolizuar vendos të qëndrojë me të ëmën në Itali.
Ishte viti 2014 kur Iliri ishte bërë një djalë tejet pasiv, ndjehej i zhgënjyer dhe dy vite rutina e tij ishte shëtitja dhe kalimi për një kohë të gjatë në bibliotekë.
Dicka nuk shkoi mirë këtë periudhë dhe Iliri kthehet në Shqipëri, nga autoritetet italiane, më 13 korrik 2017 ai gjendet në Elbasan në familjen e të atit.
Një keqkuptim në familjen e gjyshërve, bëri që Iliri të largohet nga aty dhe të vij në Tiranë për të kërkuar punë, pasi tashmë kishte mbetur vetëm pa përkrahje. Tashmë ai endej në Tiranë vetëm dhe i kërkonte nënën ndihmë të vazhdueshme financiare.
Mes shqetësimeve të fundit që paraqiste djali i saj Elida nuk din të thotë me siguri se cfarë ndodhi me fatin e tij, kur kanë kalur muaj nga humbja e kontaktit me të, humbje që është denoncuar edhe në polici.
Recommended