Dyshime për “Orikum-Llogara”, kostoja 70 milionë euro - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përveç rrugës Milot-Balldren, qeveria miratoi edhe kontratën e tretë koncesionare Orikum-Llogara. Këto dy kontrata, në ndryshim nga Rruga e Arbrit, qeveria i ka sjellë për diskutim dhe më pas miratim në kuvend. Orikum -Llogara nuk është një autostradë, por do të jetë me dy kalime. Koncesioni është fituar sërish nëpërmjet ofertës së pakërkuar nga kompania ?Gjikuria?, me një shumë finale prej 70 mln euro. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe mirëmbajte të saj. Edhe në këtë kontratë dyshimet e ekspertëve ngrihen për një kosto, e cila nuk justifikon investimin. Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 14.7 km, ku kostoja për kilometër arrin në 5 milion euro. Bëhet fjalë për një rrugë kryesisht në terren fushor që nis nga Orikumi deri në nisje të parkut të LLogarasë.Kontrata koncesionare ka qenë një nga kauzat më të debatueshem të qeverisë Rama. Fondi Monetar Ndërkombëtar, por edhe Banka Botërore kane qenë të prerë në qëndrimet e tyre, se qeveria e ka tepruar me procedura të tilla, ku propozimet vijnë nga biznesit dhe projektet janë të hartuar prej tyre.Rreziku i tyre lidhet me një kufizim të konkurrencës në treg, pasi ato bëhen pa garë dhe fitohen nga njerëz të afërt me qeverinë. Por jo vetëm, këto kontrata janë një rrezik për buxhetin pasi mund të shoqërohen me kostot të fshehura. Në total qeveria ka dhënë 3 kontrata të tilla, rrugën e Arbrit, punimet e të cilës kanë nisur një vit më parë, Milot-Balldre si dhe Orikum-Llogara.
Recommended