Dyshime për 1 paciente me koronavirus në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas raportimeve për një person të dyshuar të infektuar me koronavirus, pacientja e cila ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rezultoi se nuk është bartëse e semundjes.Autoritetet sqaruan se rezultatet për pacienten e dyshuar, kanë dalë negative.NASER RAMADANIDREJTOR I INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETIT PUBLIK?Ne i kemi marrë rezultatet laboratorike për të treja në mënyrë që të izolojmë çdo dyshim të mundshëm në koronavirus dhe në gripin a ose b, dhe të treja kanë rezultuar negativisht. Në këtë rast konfirmimi laboratorik është konfirmimi përfundimtar?Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, tha gjatë deklaratës për shtyp se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila jeton në Kosovë.ARBEN VITIAMINISTER I SHENDETESISE?Bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila ka qenë në një qendër skijimi, e në atë qendër kanë qenë edhe pesë persona të tjerë të infektuar. Dhe pasi ka dëgjuar se kanë qenë pesë persona të infektuar dhe pas disa simptomave, me një kollë e lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma tjera, është alarmuar dhe ka ardhur diku pas orës 17:00 në Klinikën Infektive për të bërë kontroll.?Ndërkohë, institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandalaur koronavirusin .

Recommended