'Thirrjet për dhunë', Felaj Një njeriu afër liderit opozitar i është ndaluar hyrja në SHBA
  • 5 years ago
Një njeriu shumë të afërt pranë një lideri opozitar, i është bllokuar hyrja në SHBA. Një informacion i tillë është bërë publik nga deputetja e PS, Ermonela Felaj, por pa dhënë emër se për cilin lider bëhet fjalë. E ftuar në "Repolitix" ajo është shprehur se ky vendim i SHBA-së, ka ndodhur për shkak të thirrjeve të dhunshme që ka bërë opozita.

"Zgjedhjet do ketë në 30 qershor. Ne kemi të drejtë që të respektojmë të drejtën e qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kushdo që do tentojë të bllokojë zgjedhjet, do të ndëshkohen ashpër. Ndëshkimi do shkojë edhe më shumë se kaq, do të pengohet që të hyjë në BE dhe SHBA. Ka ndodhur për thirrje të dhunshme që përdor opozita. Ju njoftoj që një njeri shumë i afërt i opozitës i është ndaluar hyrja në SHBA. Vendet e SHBA-BE kanë një legjislacion të dedikuar për të ndëshkuar një njeri që pengon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka ndodhur për shkak të thirrjeve të dhunshme që përdor opozita ", tha Felaj.