Meta: Shqiperia te mos nderhyje ne marredheniet Kosove-Serbi
  • 5 years ago
Presidenti Meta ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. I ftuar në studion e ?Debat Plus? në RTV Dukagjini, kreu i shtetit ka theksuar se çdo ndërhyrje e Tiranës zyrtare mund të krijonte keqkuptime.
"Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Do ishte e padobishme dhe jo ndihmuese. Mund të krijonte keqkuptime të panevojshme".
Presidenti Meta komentoi edhe idenë e Presidentit Thaçi për një shtet të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë.
"Mbështes çdo projekt që bashkon shqiptarët, që nuk cënon stabilitetin e rajonit. Të punojmë që të gjithë me një projekt, që me siguri na bashkon të gjithë shqiptarëve, pa cënuar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, por edhe të ardhmen e begatinë e të gjithë shqiptarëve, që është ai i integrimit europian. E kam pasur bindje që bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë në BE".
Zoti Meta u shpreh kundër taksës së Rrugës së Kombit, vendosur nga qeveria Rama.
"Jam kundër taksës së Rrugës së Kombit, asnjë Euro nuk duhet të paguajë njeri".
Kreu ynë i shtetit pyet edhe për krizën politikë në Tiranë ku sërish bëri apel për bashkëpunim mes liderëve të partive. Ai theksoi se nuk është faji i opozitës që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Meta deklaroi se nuk mund të pranojë asnjë justifikim, qoftë dhe nga ndërkombëtarët, që kjo është kostoja që duhet të paguajmë për shkak të vetting-ut të gjyqtarëve.
Recommended