Bejleri thirret ne Prokurori per masakren e Peshkopise

  • 5 years ago
Prokuroria e Krimeve te Renda mori në pyetje këtë të martë Fredi Bejleri pas rihapjes së hetimeve për masakrën e vitit 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës.

Kreu i Omonias u pyet për sulmin me armë në postën kufitare shqiptare ku vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosen tre të tjerë.

Bejleri dyshohet se ka qenë një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje për të cilën akuzohet organizata mavi. Në dalje nga prokuroria Beleri tha se thirrja e tij në Prokurori kishte prapavijë politike.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i zgjedhjeve i mohoi kandidimin Belerit për bashkinë e Himarës me argumentimin se në 2006 ka qenë i dënuar me tre vite burg për thirrje nacionaliste dhe poshtërim të republikës dhe simboleve te saj. Sipas KQZ, refuzimi i kandidimit të Belerit lidhet me efektet e ligjit të dekriminalizimit.

Tv Klan

Recommended