Varkat, kulla dhe parku kombëtar/ Divjaka destinacioni i turistëve në fundjavë
  • 5 years ago
Ende pa nisur zyrtarisht sezoni turistik, turistët ditorë, vendas dhe të huaj dynden drejt parkut kombëtar Divjakë-Karavasta. Krijimi i ambienteve shlodhëse dhe argëtuese jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët e ka kthyer Divjakën dhe Parkun Kombëtar në një destinacion atraktiv për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë diçka ndryshe. Ndalesa e parë për vizitorët është shëtitja me varka dhe eksplorimi i pyllit te pishës.

Ndërsa, ndalesa e dytë është kulla 360 gradë, e lartë 36 metra mbi kapelën e gjelbër të pyllit të pishës nga ku të gjithë kanë mundësi të eksplorojnë me sy të lirë jo vetëm pyllin e lagunën e Karavastasë, por edhe me tej në horizont deri në Karaburun e ishullin e Sazanit.

Drejtori i turizmit në Bashkinë Divjakë Amand Bodo, shprehet se numri i vizitorëve që frekuentojnë Divjakën është tepër i lartë. Parku kombëtar Divjakë-Karavasta çdo ditë e më tepër po tërheq më tepër vizitorë vendas e të huaj.
Recommended