Tsipras i vë kushte Shqipërisë: S’ka negociata pa respektuar minoritetin - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri grek Alexis Tsipras ka bërë të qartë për Tiranën zyrtare nëse nuk respekton të drejtat e minoritetit grek nuk do të ketë hapje negociatash.Tsipras tha se ia ka bërë të qartë kryeministrit Rama se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek është një nga kushtet kryesore të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ose në të kundërt rruga europiane do të mbyllet.?Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Greqia - dhe unë personalisht - do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të filluar proceset e pranimit të BE-së së bashku. . . Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë. ?Kryeminstri grek u ndal edhe tek çështja e çështjeve të pazgjidhura me Shqipërinë. Teksa e cilësoi marrëveshjen e emrit të arritur me Maqedoninë e Veriut si historike për faktin e vështirësive që ajo mbarte në vetvete, kryeministri grek theksoi se e njëjta logjikë duhet të ndiqet edhe me Shqipërinë, duke përfshirë kufijtë detar, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy vendeve që nga viti 1945 si dhe statusin e minoritetit etnik grek, aktualisht të ngecura pas një dialogu premtues të nisur në nëntor të 2017-s.Tsipras u shpreh gjithashtu se duke parë situatën politike por dhe frytete e arritua deri më tani do e synonte një tjetër mandate qeverisës në zgjedhjet e sivjetshme parlamentare që do të zhvillohen brenda 20 tetorit 2019.Kryeministri grek i bëri deklaratat gjatë një intervistë të dhënë për ?Financial Times?.
Recommended