Meta mesazh në Ditën e Jetimëve: Të reagojmë me përgjegjshmëri, apel për nënat kryefamiljare

  • 5 years ago
Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e sotme në ambjentet e Presidencës ka pritur një grup fëmijësh që janë me stusin jetimë. Ky takim vjen në kaudër të 20 Majit që është Dita Kombëtare e Jetimëve.

Meta ka thënë se të gjithë shqitarët duhet të jenë më të përkushtuar ndaj fëmijëve që kanë statusin e jetimit. Më pas Presidenti i vendit ka bërë thirrje që të forcohet lidhja e familjeve për të mos sjelle më pas në pasoja siç ajnë ndarjet e çiftetve apo braktisjet.

"20 Maj është një ditë e rëndësishme pasi na ftojmë të bëjmë bilancat si për vitin që lam pas si edhe për atë që vjen. Është nje sfidë që nuk mbaron për ta përballuar duhet të adresojmë disa shkaqe të pasjes së fëmijëve pa kujdesin prindëror. Apel për forcimin e famailjes dhe duhet të luftojmë kundër varfësrisë që prodhon pasoja. Duhet ti japim mbështetje më të madhe nënëave kryefamilajre, në mënyrë që ato ti edukojnë fëmijët e tyre. Politika më përfshirësë janë të domosdoshme.Cdo fëmijë pa kujdesin prindëror ka mungesën e një familje të vogël. Unë kam qënë në fshatin SOS dhe kamë vënë re se kemi familje shumë më të mëdha. Motra dhe vëllezër janë ata që ndajmë një fat të përbashkët. Një lidhje që nuk mbaron. Shqipërinë ta konsiderojmë si një familje të përbashkët. Vetëm një Shqipëri më e dhembshur është një Shqipëri më e ndershme që u jep ëndrra këtyre fëmijëve. Do jem gjithmonë në dispozicionin tuaj." ka thënë Meta ndër të tjera.

Me herët presidenti Meta ka dhënë edhe një mesazh tjetër për jetimët. Ai deklaroi se duhet të punojmë dhe reagojmë me përgjegjshmëri për edukimin dhe arsimimin e jetimëve që ata të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë ku bëjnë pjesë.

"Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Recommended