Dukat/ Leli: Ata që janë larguar të vijnë, t'i kthejnë shtëpitë e braktisura në bujtina

  • 5 years ago
Investimi i cili ka prekur qendrën e fshatit, qendrën shëndetësore si dhe shkollën e kuqe një objekt historik, ka ndryshuar të gjithë pamjen e kësaj zone, e cila deri para një viti ishte lënë në harresë. I pranishëm në inaugurimin e qëndrës së rehabilituar ishte edhe ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler si dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Leli u shpreh se ky investim i hap rrugën projekteve të tjera siç do të jetë restaurimi i kullës së Dervish Aliut. Ndërsa iu bëri thirrje të gjithë banorëve që janë larguar nga kjo zonë të rikthehen dhe shtëpitë e braktisura t?i kthejnë në bujtina.

"Shumë qytetarë shumë vendas shumë vlonjat që kanë vizituar Dukatin apo dukatas kujtojnë se ky shesh ishte lënë tërësisht në harresë jo shumë larg po para një viti ishte një hapsirë e lënë në harresë. Pa asnjë lloj rregulli pa asnjë lloj përkujdesi për memorën e këtyre banorëve. Sigurisht ngelen akoma shumë për të bërë dhe ne jemi këtu për të ju garantuar se kemi për të bërë shumë më tepër. Sepse fillesa e këtij investimi është hapi për një sërë investimesh Me këtë investim në qendër të Dukatit promovojmë edhe njëhere turizmin malorë që është pjesë integrale e turizmit në Vlorë", u shpreh Leli.

Ambasadori i Austrisë tha se që nga hera e parë që ai ka qenë në fshatin Dukat, ndryshimet janë të mëdha, ndërsa shtoi se investime të tilla i kthejnë në vende atraktive këto zona.

"Ndryshimet janë të mëdha. Është e rëndësishme që investimet mos të kryhen vetëm në qytetet e mëdha por dhe në zona të tjera siç është kjo zonë këtu. Investimet në këto zona i kthejnë në vende atraktive këto zona si për banorët por dhe për të rinjtë duke i ofruar një cilësi të mirë jetese, e ata që janë larguar të kthehen pasi këto vende si Dukati kanë shpresë", u shpreh Ambasadori.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe është vetëm 30 kilometra larg qytetit bregdetar të Vlorës.