Report TV -Moti i keq dëmton bregdetin e Shëngjinit, preken edhe bizneset e turizmit
  • 5 years ago
Kjo është situata në bregdetin e Shëngjinit pas reshjeve të fundit të shiut. Brezi i rërës është mbuluar nga mbeturina të shumta të sjella nga dallget e detit.

Kjo situatë të shoqëron në të gjithë gjatësinë e bregdetit nga Kunja deri në Ranën e hedhur. Problematika përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa burim i ndotjes janë mbeturinat që sjell Lumi Drin. Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se do të ndëhyhet për pastrimin e vijes bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj.

"Burim kryesor në bregdetin e shëngjinit janë prurjet e mbeturinave nga lumi drin shirat e fundit rritën nivelin e lumit dhe për pasojë të gjitha mbeturinat në Vaun e Dejës u depozitunë në detë dhe deti me dallgëzimin e vet e kthen në brigje është një problem shumë I madh

Po detajojmë me një plan për pastrimin e detit nuk e përballojmë me punojnsit që kemi por kur të heqim xhaketat plazhi do të jet gati", thotë Gjok Deda, Administrator i Shëngjinit

Moti i paqëndrueshem me temperatura të ulëta nuk ka qenë aspak favorizues për turizimin në Shëngjin gjatë kësaj periudhe, duke dhënë ndikim mjaft negativ për biznesin vendas.
Recommended