Lihen në burg 20 protestuesit e opozitës/ Spaho: Vendim politik, do i dëmshpërblejmë

  • 5 years ago
Kanë dalë sot para gjykatës së krimeve të rënda 50 protestues të cilët u ndaluan nga policia pas protestës së 11 Majit.

Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për 20 protestues, 11 me arrest shtëpie dhe 19 detyrim paraqitje. Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore. Procesi gjyqësor është shoqëruar me reagime të forta ndaj gjyqtarit Arben Micko.

Nënkryetari i PD Edmond Spaho, reagoi menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë ndaj tyre duke thënë se gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.

?Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës. Ata do të japin llogari, kur nesër PD të jetë në pushtet. Këta të burgosur do të cilësohen si persona të burgosur politik. Fundi i Ramës do të jetë i paevitueshëm. Në protestën e radhës do të na ketë më shumë kundër tij?, u shpreh Spaho.

Recommended