Report TV - Bombat molotov më 11 maj, Rama: U rrezikuan jetë njerëzish, ato hedhin në erë një tank

  • 5 years ago
Protesta e 11 majit është karakterizuar nga akte të dhunshme, ku nuk munguan kapsollat, si dhe bombat molotov. Në konferencën e zhvilluar mesditën e sotme, Rama ështe shprehur se kjo ka qenë një papërgjegjshmëri e organizatorëve, të cilët vunë në rrezik jetën e të gjithë njerëzve që kishin dalë më 11 maj në shesh.

"Bombat molotov përdoren për të hedhur në erë tanket, një molotov që plas ngjitur me trupin e njeriut e hedh në erë. Nuk është lojë, janë mjete luftarake. Dhe kështu ato kapsollat. Ishim këtu kur një kapsollë i preu dorën një policeje, i ra mes qafës dhe shallit dhe duke e nxjerrë i plasi në dorë. Si ai që mori flakë këtu te dera e Kryeministrisë. Kishte hequr rrobat, se normal vapë e madhe me gjithë ato flakë, mund të kishte përfunduar keq. Shfaqje papërgjegjshmërie, politikanë të veshur me jelekë të verdhë, është fundi", tha Rama.

Recommended