Report TV -Lamtumirë mes lotësh nëntetares Hasanaj!

  • 5 years ago
Iu dha lamtumira në një ceremoni të veçantë homazhesh në Pallatin e Kongreseve, nëntetares Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës në Letoni. Të premten, të shpallur ditë zie, Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e dëshmorëve, ku do të prehet si "Dëshmore e Atdheut".

Familajrët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit të kontigjentit shqiptar në Letoni, pjesë e misionit të NATO.

Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine teksa e çmontonte atë, ndërsa dy kolegë të saj mbetën të plagosur. major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj.

Recommended