I jepet lamtumira ”Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut është përcjellë për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i kanë dhënë lamtumirën e fundit nëntetares që vdiq në krye të detyrës.Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi që mban trupin e Dëshmores së Atdheut iu drejtua monumentit ?Nënë Shqipëri?.Pjesë e homazheve në nder të nëntetares Zarife ka qenë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Kryetari i PD, Lulzim Basha.Zarife Hasanaj ndërroi jetë në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Recommended