I jepet lamtumira e fundit artistit të madh Gaqo Çako - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
I jepet sot lamtumira e fundit artistit të madh të skenës shqiptare Gaqo Çako. Homazhet në ndër të ?Nderit të Kombit? Gaqo Cako, janë zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa kortezhi mortor do i drejtohet varrezave të Sharrës për lamtumirën e fundit.



Mjeshtri i madh u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 83- vjecare, duke lënë pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar.



Ai ishte babai i kantautorit të njohur Pirro Çako. Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Tenori legjendar, që mban titullin Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin ?Çajkovski? të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Recommended