Mogherini: Reforma në Drejtësi shembull edhe për vende anëtare të BE-së
  • 5 years ago
Shefja për politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini tha se ajo që ka arritur Shqipëria me reformën në drejtësi është e paprecedentë. Në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, ajo tha se reforma në drejtësi është shembull edhe për disa nga shtetet anëtarë të BE-së.

Një proces aspak i lehtë - tha Mogherini- por që tashmë i ka dhënë rezultatet e prekshme përmes vettingut. "Shqiptarët janë krenarë për këtë reformë, ne e shohim këtë", theksoi ajo.