Presidenti i Senatit të Austrisë: Do lobojmë te skeptikët për negociatat!

  • 5 years ago
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur lobimin me parlamentet e shteteve të BE-së për hapjen e negociatave. I ftuar nga Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfang Sobotka, Ruçi filloi sot një vizitë zyrtare në Vjenë.

?Shqipëria, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Ruçi, ka një përputhshmëri 100 përqind të politikës së saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe ka një rol proaktiv për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor do të nxiste më tej përkushtimin dhe angazhimin tonë ndaj reformave dhe do të ndihmojë për të rritur rolin konstruktiv të Shqipërisë si një lider për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ballkani Perëndimor nuk është një problem më shumë, por një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian. Politikat hezituese të BE-së ndaj zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor mund tu shërbejnë interesave të palëve të treta, jo europiane dhe mund të devijojnë perspektivën europiane të rajonit. Përsa i përket Shqipërisë, ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, në të pesë prioritetet kyçe që rekomandoi Këshilli Europian dhe jemi këtu për të kërkuar avokatinë e Austrisë për hapjen e negociatave në qershor.?

Kryetari i Nënkomisionit për BE-në në Parlamentin e Austrisë, Reinhold Lopatka, nënvizoi se ?Qëndrimi i Austrisë nuk është sekret. Ne mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019. Të gjitha grupimet politike në Parlamentin e Austrisë janë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Austria po shërben si një urë për të bashkuar Bashkimin Europian me Ballkanin Perëndimor?. Deputetë të pranishëm në takim drejtuan disa pyetje në lidhje me bashkëpunimin midis të dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në drejtësi, ndryshimet e fundit në Qeveri si edhe protestat e opozitës. Në përgjigje të këtyre pyetjeve, Ruçi dhe kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nënvizuan se midis Ministrive të Brendshme dhe Ministrive të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Austrisë ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer dhe produktiv.

Recommended