Athina paralajmëron Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrugalos paralajmëroi qeverinë shqiptare të mbajë premtimin e bërë për pronat e minoritetit në jug, ose në të kundërt gjithçka do të ndikojë në vendimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit.Deklarata u bë gjatë një interviste radiofonike.?Pavarësisht se koha kalon ne kemi premtime nga pala shqiptare. Ne e kemi mundesine te kontrollojme premtimet e Shqiperise ne lidhje me pronat e minoritetit grek sepse ne qershor do te diskutohet celja e negociatave. Ka kriterere për celjen e negociatave sic është dhe mbrojtja e minoriteteve dhe fqinjesia e mire. Per ne kjo eshte ceshtje bazike.?Edhe heqja e disa tabelave në jug që ishin shkruar në gjuhën greke e më pas në gjuhën shqipe, ka shqetësuar Athinën zyrtare. Shefi i diplomacisë sqaroi se çdo lëvizje që është kundër interesave të minoritetit grek do të përballet me të drejtën ndërkombëtare.?Ditet e fundit ne Shqiperi shohim nje sjellje e cila nuk perputhet me fqinjesine e mire. Jemi ne komunikim të vazhdueshëm nëpërmjet ambasadës. Ka mendime te caktuara se tabelat dygjuhësore në Shqipëri duhet së pari të jenë në gjuhën shqipe e më pas në gjuhën greke. Bëhet fjalë për çështje kompetencash, ndërkohë ne kemi paralajmëruar se cdo lëvizje e cila është kundër interesave të minoritetit tonë do të përballet me të drejtën ndërkombëtare.?Ndërsa për idenë e Shqipërisë së Madhe, ministri i Jashtëm grek u shpreh se ka ende organizma ne Ballkan që punojnë për këto qëllime, prandaj ishte shume e rendesishme marreveshja e prespes.
Recommended