Athina: Duam progres me Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Athina deklaron se ky viti do te shënoje progres ne marrëdhëniet me Tiranën. Zëvendësministri i jashtëm grek Jorgos Katrouglaos thotë se pret te njëjtin rezultat ashtu si me Maqedoninë.Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, AMNA, Katrougalos i pyetur per objektivat është shprehur se përparësi ka vijimi i negociatave me Shqipërinë, duke ndjekur gjurmët e ish-ministrit Kotzias.?Dua të shpresoj që do të kemi edhe në marrëdhëniet tona me Shqipërinë të njëjtin progres që kishim me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me kusht rishqyrtimin e çdo mase që prek të drejtat e minoritetit tonë në Shqipëri.?Zëvendësministri i joshem Jorgos Katrougalos është i bindur se marrëveshja e Prespës do të votohet nga Parlamenti grek.Pas përfundimit të procedurave në parlamentin grek, Maqedonia pritet të jetë anëtari i Aleancës së Atlantikut të Veriut me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Recommended