Juncker: Shqipëria ka bërë progres - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta konsideron integrimin europian si projektin kombëtar të Shqipërisë. Në takimin me kreun e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker presidenti tha se shpreson që vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë gjatë Presidencës Bullgare brenda 6-mujorit. Duke theksuar rëndësinë e zbatimit të 5 prioriteteve, Meta vlerësoi se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmërinë si tek qytetarët shqiptarë ashtu edhe tek vendet anëtare të BE-së.
Një ditë më parë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, Presidenti Juncker theksoi qartë mbështetjen për afrimin e vendit me BE-në.
?Konstatojmë me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progrese, sepse ka ndërmarrë shumë reforma strukturore në shumë fusha, të cilat janë impresionante. Këto progrese janë mbreslënëse dhe nëse këto refroma vazhdojnë me këto hapa, kjo do t?i lejojë Shqipërisë që Komisioni Europian të rekomadnojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur në Tiranë për të bërë premtime boshe. Është shumë e lëhtë të flas se në këtë apo datë do të nisin negociatat, nuk është ky qëllimi im. Por vetëm mund inkurajoj Shqipërinë në vazhdojë reformat e rëndësishme, sidomos në luftën kundër krimit, Vetting-ut, funksionimit të gjykatave?

Mbështetjen për vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e ka bërë të qartë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn. Basha është shprehur se pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë përqafuar vlerat e unionit. Për kreun e PD, hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë cilësisë së qeverisjes.Pjesë e axhendës së takimeve të Komisionerit Hahn ka qenë edhe ai me ish-ministren e Integrimit Majlinda Bregu, e cila kandidon për postin e Sekretares së Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Recommended