Helmohen 80 qytetare ne Bulqize

  • 5 years ago
Më shumë se 80 numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës. Të rritur dhe fëmijë dyshohet se janë helmuar, pasi ata kanë shfaqur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.

Mjeket, nuk janë gjendje të thonë se çfarë e ka shkaktuar helmimin pasi janë në pritje të analizave. Por ka dyshime se shkak mund të jetë uji i pijshëm.

Në dyqanet e Bulqizës nuk ka më ujë pasi është blerë nga qytetarët .

Drejtori i Ujësjellësit së Bulqizës , Nedion Muça nuk e ka pranuar se shkak i këtij helmimi masiv është uji i pijshëm. Ai tha se duhen pritur rezultatet e analizave pas 48 orësh. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës.

Tv Klan

Recommended