Politika kremton e ndare Diten e Deshmoreve

  • 5 years ago
5 Maji u përkujtua edhe këtë vit në një ceremoni zyrtare dhe homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në përkujtim të të rënëve për lirinë e atdheut Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të maxhorancës vendosën kurora me lule pranë memorialit ?Nënë Shqipëri?.

Në mesazhin e tij drejtuar klasës politike, kreu i shtetit apeloi për dialog mes palëve. ?Është edhe ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të së ardhmes së tij europiane, të stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit."

Kryeministri Rama zgjodhi të flasë në një aktivitet të organizuar me shoqatat e veteranëve, ku u ndal tek debati mbi veprimtarinë e Institutitit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për të cilin nuk i kurseu kritikat.

?Çfarë ndodhi dhe si ndodhi deri më 29 Nëntor 1944 nuk mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, në raport me dobinë apo dëmin e shkaktuar nga një institut i tillë.?

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj teksa akordoi disa tituj nderi për disa shoqata të veteranëve i njohu jo pak merita Partisë Socialiste në qëndrimin e mbajtur për Luftën Nacional-Çlirimtare.

Në këtë 5 Maj edhe opozita nderoi të rënët e atdheut.

Për kreun e demokratëve kjo ditë sinjifikon respektin dhe sakrificën e një populli për lirinë. ?Kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi për tu bashkuar të gjithë bashkë dhe për të mbrojtur lirinë.?

Më pas ish-kryeministri Berisha dhe kreu i demokratëve Basha vendosën kurora me lule në vendin ku prehen 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike, si dhe në varrin e Azem Hajdarit.

Tv Klan

Recommended