'Sheh diçka, thuaj diçka', nisma e veçantë e prefektit të Shkodrës për të triumfuar ndaj krimit!
  • 5 years ago
Një iniciativë shumë domethënëse të ndërmarrë nga prefekti i qarkut të Shkodrës e ka vlerësuar drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, nismën "Sheh diçka, thuaj diçka". Një takim sensibilizues i mbajtur në Shkodër më maturantë në gjimnazin "28 Nëntori" nxori në pah qëllimin e kësaj iniciative, për të arritur në një bashkëpunim të domosdoshëm të qytetarëve me policinë në luftën ndaj krimit. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se kjo është nisma e duhur për të krijuar së bashku një ambient sa më të sigurt në aleancë me qytetarët. Ndërsa sa i përket fitimit të besimit të qytetarëve pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, Veliu deklaroi se po fitohet besimi i qytetarëve për të denoncuar, kjo edhe falë punës së policisë dhe goditjes së grupeve kriminale prej disa kohësh në Shkodër.

Veliu ka kërkuar besimin dhe mbështetjen e qytetarëve e sidomos të brezit të ri, që ata të kontribuojnë në adresimin e paligjshmërisë tek Policia e Shtetit, duke iu garantuar anonimatin.
Recommended