Report TV - Idrizi: Pse nuk jam në takimet e aleatëve...do kemi gati platformën për qeverisje
  • 5 years ago
Pas takimit për rreth 1 orë me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi në selinë e PDIU-së u takua me kryetarin Shpëtim Idrizi.

Në përfundim të takimit, Idrizi tha se opozita e bashkuar jashtë parlamentit, po punon për një platformë elektorale për të ia paraqitur qytetarëve.

Sa i përket mungesës së Idrizit në takimin e partive të vogla aleate të PD me Presidentin Meta, kreu i PDIU-së u shpreh:

?Sigurisht ne kemi një marrëveshje me PD-në por çdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë. Përveç aleancës me PD-në të potencojmë apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar", tha Idrizi.

Më tej kreu i PDIU tha se opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

"Opozita e bashkuar platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Platformë për programin elektoral. Sot kemi pushtet dhe jo shtet.

Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z.Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t?ju bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje.
Recommended