Banorët e Zall-Gjoçajve kundërshtojnë HEC-in - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dhjetra banorë të fshatrave Zall-Gjoçaj, Gjoçaj dhe Dukagjin në Njësinë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit protestuan kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin e tyre.Banorët u mblodhën në sheshin ?Ahmet Zogu? para Bashkisë Mat, ku kërkuan ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e HEC-it i cili sipas tyre do të dëmtonte gjithë zonën. Banorët u shprehën se me futjen e lumit në tubacione, jo vetëm që do të shkatërrohej ekosistemi, por nuk do të kenë më ujë as për pirje për vete dhe kafshët. Banorët i bënë thirrje Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut që të anullojë lejen e dhënë për ndërtimin e HEC-it:Në mbështetje të banorëve të këtyre fshatrave ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri. Ai tha se devijimi i rrjedhave të lumenjëve apo përrenjëve nuk ndodh në asnjë vend e për këtë duhet ndaluar. Guri shprehu mbështetjen e tij ndaj banorëve që nëse do të jetë nevoja, çështjen ta çojnë edhe në gjykatë:Fshati Zall-Gjoçaj është pjesë e parkut Kombëtar me të njëjtin emër me një sipërfaqe prej 140 hektarësh i shpallur që në vitin 1996. Muajt e fundit ai i është bashkangjitur Parkut Kombëtar të Lurës.
Recommended