Dhjetëra shtëpi të dëmtuara në Ishëm, banorët kërkojnë ndihmë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ishmi është në një prej zonave të prekura nga tërmeti, ku dhjetëra shtëpi janë të pabanueshme duke lënë në qiell të hapur qindra banorë.Që prej 26 nëntorit, frika e përsëritjes së lëkundjeve bën që njerëzit të mos kthehen më në banesat.Që prej asaj dite ata flenë jashtë, disa nëpër çadra. Gjendja e tyre po përkeqësohet, ndërsa kërkojnë çadra e dyshekë.Tërmeti ka shkatërruar edhe qendrën shëndetësore ne Ishëm te Durrësit. Edhe pse çdo gjë është dëmtuar ende autoritet nuk i kanë vendosur shirit apo tabelë që mos të futet njeri brenda.Sipas mjekeve e vetmja mënyrë për t?iu shërbyer pacientëve është një çadër që është montuar nga bashkia.Tërmeti ka prekur edhe kabinat elektrike duke lënë pa energji elektrike një pjesë të mirë të kësaj zone.
Recommended