Thaci: Vendet e Ballkanit duhet te bashkepunojne

  • 5 years ago
Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor mund të kenë të ardhme më të mirë, nëse ne të gjithë bashkëpunojnë dhe mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Bashkë duhet ta fitojmë edhe betejën për paqen, ka shkruar Thaçi në Facebook një ditë pas samitit të Berlinit.

Derisa kryeministri Ramush Haradinaj sot ka takuar ministrin e Brendshëm të Gjermanisë ku pas takimit ka shkruar se morën një Po nga Gjermania për liberalizim vizash. E njëjta gjë nuk u është thënë në samitin e djeshëm. Por, opozita ka kritikuar mungesën e harmonizimit të qëndrimeve të liderëve të Kosovës në samitin e Berlinit. Ata kanë vlerësuar rolin e Gjermanisë dhe Francës në këtë samit.

Avdullah Hoti, LDK: Duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces sepse ndoshta po fillojmë një momentum të ri të këtij procesi. Besoj që rrethanat aktuale në Kosovë pamundëson një dialog substancial dhe duke qenë që jemi në fazën finale besoj që Kosova duhet të jetë më përgatitur. Rolin më negativ në këtë proces e ka luajtur presidenti i vendit. Dëmet nga promovimi i idesë së korrigjimit të kufijve ka krijuar pasiguri sociale dhe ekonomike.

Glauk Konjufca- LVV: Kosovës moti nuk i ka ndodhë që me u përfaqësuar në formate kaq të larta me dy qëndrime shumë të ndryshme qa kanë të bëjnë me çështjet jetike të Kosovës. Presidenti ka hapur projekte të reja që i ka vendosur pikëpyetje shtetësisë tonë.

Ndryshe në tryezën e grupit për Studime Juridike dhe Politike me temë ?Dialogu Kosovë-Serbi nën dritën e Takimit në Berlin? u tha se Gjermania dhe Franca kanë filluar ta zotërojnë procesin e dialogut.

Ndërsa për rekomandimet e dala nga ky samit kanë diskutuar sot në një takim kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me shefin e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Veseli ka thënë se samiti i Berlinit është një hap përpara për perspektivën Evropiane të Kosovës.

Tv Klan

Recommended